Njëherë e mirë: Brigitte Macron nuk është burrë dhe kush e pohon me ngulm, në këtë rast influencerja amerikane Candace Owens, mund të ketë interesa politike dhe destabilizuese, veçanërisht lidhje me të djathtën ekstreme dhe Rusinë.
Avokatët e presidentit francez Emmanuel Macron dhe të bashkëshortes së tij Brigitte kanë angazhuar në SHBA hetues privatë për të zbuluar fijet që lidhin videot në youtube dhe moderatorët e podcasteve.
Sipas hetimeve të kryera nga zyra Nardello\&Co., çifti i Elizesë vendosi më 23 korrik të paraqesë padi për shpifje në Shtetet e Bashkuara (një hap i paprecedentë në historinë e politikës).
Macron-ët e ngritën padinë me vetëdije të plotë për lidhjet e Owens, shpjegon për Financial Times Dan Nardello, kreu i hetuesve privatë. Këto lidhje duket se kanë qenë mjaft serioze për të mos e trajtuar lehtë shpifjen e autores së podcastit.
Pjesë e zbulimeve të hetuesve është bërë e ditur për gazetën. Nuk janë vetëm lidhjet me populistët amerikanë: Owens është pjesë e një rrjeti të së djathtës ekstreme që shtrihet nga Britania e Madhe, në Francë (përfshirë mbesën e Le Pen, Marion Maréchal), e deri te nacionalistët rusë (mes tyre filozofi tradicionalist Aleksandër Dugin).
Hetuesit rindërtuan profilin e Owens: fillim në internet me pozicione liberale, që më pas u kthyen drejt konservatorëve pas një sulmi të supozuar online. E prirë për ndryshime, ajo ka bërë fushatë për presidentin Donald Trump, por më pas është shprehur se ndihej «e turpëruar».
Për përgatitjen e padisë, ata kanë ndjekur historinë e lajmit të rremë për Brigitte: gjurma e parë shfaqet te një bloger spanjoll në vitin 2017, e rikthyer në Francë në vitin 2021 dhe e shtuar sidomos në fund të vitit 2023 nga Xavier Poussard, ish-drejtor i revistës së djathtës ekstreme Faits et Documents. Është po Poussard ai që në një video të vitit 2024 thotë se ka përkthyer në anglisht «hetimin» e tij për zonjën Macron dhe ia ka dërguar Owens-it.
Nga ky moment, influencerja shpërthen dhe e përhap gënjeshtrën me emisionin «Becoming Brigitte»: 4 milionë dëgjime. Dhe lind dyshimi se synimi i saj shkon përtej teorive të konspiracionit







