Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron ka qenë gjithmonë e njohur për hijëshinë dhe sjelljen e saj të përmbajtur në daljet publike me profil të lartë.
Por kohët e fundit sjellja e saj në publik me bashkëshortin e saj presidentin francez Emmanuel Macron është vënë në qendër të vëmëndjes.
Por sipas Dailymail shkak për këtë është bërë një vendim tronditës i gjykatës, në të cilin gjyqtarët, në mënyrë efektive, kanë legjitimuar pretendime të çuditshme, përfshirë atë se ajo kishte “lindur si burrë” dhe se kishte “abuzuar seksualisht” me Macron kur ai ishte ende fëmijë.
Sipas burimeve të afërta me të, Brigitte është thellësisht e shkatërruar emocionalisht nga vendimi i javës së kaluar i Gjykatës së Apelit në Paris, i cili shfajësoi dy nga kritiket e saj më të mëdha: Amandine Roy, një parashikuese 53-vjeçare, dhe blogerja Natacha Rey, 49 vjeç.
Burime nga Gjykata e Apelit kanë mohuar se anulimi i dënimeve për shpifje do të thotë se pretendimet e Roy dhe Rey janë të vërteta.
Vendimi të cilin Mail Online e ka studiuar në detaje thjesht thotë se shumica e komenteve të tyre “nuk binin brenda përkufizimit ligjor të shpifjes”./Versus.al







