CNN ka tronditur opinionin publik ndërkombëtar, duke hedhur dritë mbi bisedat e mbyllura mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, në prag të pushtimit rus të Ukrainës.
Në materialin e siguruar, ish-presidenti amerikan Donald Trump dëgjohet teksa i drejton një paralajmërim të ashpër liderit të Kremlinit:
“Nëse futesh në Ukrainë, do ta bombardoj rëndë Moskën. Nuk kam alternativë tjetër, zoti Putin,” – thuhet se është shprehur Trump, në një bisedë të vitit 2024 gjatë një eventi për mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale.
Trump, i cili në fillimet e presidencës së tij e cilësonte Putinin si një “lider paqeje”, duket se ndryshoi qasje drastike, pasi kuptoi se Rusia nuk kishte interes për një zgjidhje paqësore në konfliktin me Ukrainën. Ish-presidenti pohon gjithashtu se Putin fillimisht nuk e besoi, por e “mori seriozisht në masën 10 për qind”.
Kërcënime edhe ndaj Kinës për Tajvanin
Trump deklaroi gjithashtu se një paralajmërim të ngjashëm ia kishte dhënë edhe presidentit kinez Xi Jinping lidhur me një sulm të mundshëm në Tajvan:
“I thashë Xi-t se nëse prek Tajvanin, do ta bombardoj Pekinin. Ai mendoi se isha i çmendur,” – citohet Trump në të njëjtën audio.
Kremlini ka reaguar menjëherë ndaj publikimit, duke e vënë në dyshim vërtetësinë e audios dhe duke mohuar ekzistencën e ndonjë bisede të tillë në atë periudhë.
“Në atë kohë Trump nuk ishte president i SHBA dhe nuk ka patur biseda të tilla mes tij dhe Putinit,” – deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai shtoi se Rusia është e qetë për deklaratat agresive dhe vazhdon të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin. /Versus.al







