Kriza në Kosovë mesa duket do të zgjasë edhe më tej pasi as në përpjekjen e 12-të, nuk është arritur konstituimi i Kuvendit. Shkak është bërë refuzimi për të disatën herë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut, propozimit të Vetëvendosjes në krye të Kuvendit.
Procesi ka mbetur në vendnumëro prej javësh dhe LVV nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për të miratuar kandidaten e saj si kryeparlamentare. Disa prej partive e shohin Haxhiun si figurë përçarëse, ndërsa Vetëvendosja këmbëngul se ajo është e duhura, madje ka kërkuar edhe votim të fshehtë, propozim që gjithashtu nuk u miratua.
Më herët Kurti nëpërmjet një letre drejtuar kreut të LDK, Lumir Abdixhiku i propozoi këtij të fundit koalicion qeveritar. Ndërsa Abdixhiku e refuzoi duke kërkuar që të ketë një qeveri tranzitore për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Versus.al








