Pas tre orësh diskutimesh, është mbyllur takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti me krerët e partive opozitare.
Duket se edhe pas takimit, vendi do të vijojë me ngërçin politik duke mos arritur konstituimin e Kuvendit, diçka që vijon që prej shkurtit kur edhe u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Në përfundim, krerët e partive opozitare e kanë akuzuar kryeministrin Albin Kurti për papërgjegjshmëri.
Lumir Abdixhiku i LDK: Kishim frikë se ky takim ishte një farsë publike dhe ashtu rezultoi. Ai kërkon dalje nga bllokada por nuk ka ndryshuar qëndrim.
Memli Krasniqi i PDK: E kanë ofertën tonë për kandidatë të tjerë. Kërkuam që nesër të mos e vazhdojmë me kërkesën për votim të fshehtë. Shkelja e Kushtetutës nuk i bën nder Kosovës, deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Nesër mbahet seanca e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës që ende nuk ka votuar për kryeparlamentaren pasi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosja, Albulena Haxhiu nuk ka marrë mbështetje nga shumica e deputetëve. Versus.al







