BOTA /

Detaje nga atentati ndaj Trump, çfarë mbante veshur autori 20 vjeçar

Shkruar nga Versus
Detaje nga atentati ndaj Trump, çfarë mbante veshur autori 20
Forcat e sigurisë mbrojnë Trumpin

SHBA- Matheu Crooks, autori i të shtënave, në tubimin e Donald Trump në Pensilvani mbante veshur një bluze që promovonte një prej kanaleve të njohura në youtube që promovonte armët e zjarrit.

NBC News shkruan se fotot e siguruara nga ajri tregojnë një 20 vjeçarin të shtrirë në një çati të gjakosur nga koka, teksa është i rrethuar nga forcat speciale. Ai kishte veshur një bluzë gru me një Flamur amerikan. Pamja dhe shkrunjat e bluzës së tij përputhen me pamjen e një këmishe që është në shitje në faqen e internetit të kanalit “Demolition Ranch” në youtube.

Pasi spekulimet në internet u rritën, NBC News raporton se Demolition Ranch dhe themeluesi i saj postuan në mediat sociale, duke shpërndarë fotot dhe duke shkruar: "Çfarë dreqin".

Demolition Ranch ka mbi 11 milionë abonentë në YouTube, ku kanali poston shpesh video rreth llojeve të ndryshme të armëve të zjarrit.

Është pjesë e një rrjeti të madh kanalesh në YouTube të përkushtuar për të festuar dhe testuar armët. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga ky kanal. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al