BOTA /

Detaje të reja/ Pas 15 muajsh luftë, Izraeli dhe Hamasi drejt paqes

Detaje të reja janë publikuar nga mediat e huaja për vendosjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamas 15 muaj pas nisjes së luftës mes dy vendeve.

Shkruar nga Versus

Detaje të reja/ Pas 15 muajsh luftë, Izraeli dhe Hamasi drejt paqes

Detaje të reja janë publikuar nga mediat e huaja për vendosjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, 15 muaj pas nisjes së luftës mes dy vendeve.

Bisedimet për të arritur marrëveshjen ri nisën mëngjesin e kësaj të marte në Doha, me ndërmjetësin kryesor të Katarit I cili njoftoi se arritja e një marrëveshjeje ishte “shumë afër”

Një zyrtar i qeverisë izraelite po ashtu citoi sipas BBC se “progres i vërtetë” është bërë gjatë ditëve të fundit, por  marrëveshja nuk është finalizuar ende.

Udhëheqësi i Iniciativës Kombëtare Palestineze, një parti politike palestineze me bazë në Bregun Perëndimor, i tha BBC-së se ata besojnë se Hamasi e ka pranuar marrëveshjen

“Do të jetë dhurata e Netanyahut për presidentin e ri,” tha Oliver McTernan, drejtor i organizatës bamirëse për zgjidhjen e konflikteve Forward Thinking.

Lufta mes dy vendeve ka nisur që në tetor të vitit 2023, duke shkaktuar mijëra të vrarë. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: