BOTA /

Do jenë të pranishëm vetëm përkthyesit, zbardhen detaje nga takimi mes Trump dhe Putin

Shkruar nga Versus

Do jenë të pranishëm vetëm përkthyesit, zbardhen detaje

Kremlini ka zbardhur agjendën zyrtare të takimit që Donald Trump dhe Vladimir Putin do të mbajnë në Alaskë ditën e nesërme. Takimi do të zhvillohet në bazën ushtarake Joint Base Elmendorf-Richardson në qytetin Anchorage.

Sipas zyrtarit Yuri Ushakov, takimi mes dy liderëve do të mbahet në orën 11:30 sipas kohës lokale të Alaskës që në Shqipëri i bie të jetë 21:30 e mbrëmjes. Të pranishëm në sallën ku do të zhvillohet takimi, përveç dy liderëve do të jenë vetëm përkthyesit.

Në mbyllje të takimit, do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp mes Putin dhe Trump.  Dy presidentët do të diskutojnë për të arritur një marrëveshje për paqen në Ukrainë, por dhe për çështje të tjera të sigurisë globale. Gjithashtu, pritet një shkëmbim pikëpamjesh mbi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh SHBA-Rusi, veçanërisht në fushën tregtare dhe ekonomike. Zyrtari rus, Ushakov, bëri të ditur se kohëzgjatja e bisedimeve do të varet nga rrjedha e diskutimeve. Versus.al

Poll