BOTA /

"Do ta humbim besimin e atyre vendeve", kryeministri hungarez: Ballkani, sa më parë pjesë e BE

Sipas tij, duhet që fillimisht të anëtarësohen vendet e Ballkanit në BE dhe më pas Ukraina.

Shkruar nga Versus

"Do ta humbim besimin e atyre vendeve", kryeministri hungarez:

Kryeministri hungarez, Peter Magyar ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet t’i pranojë fillimisht vendet e Ballkanit Perëndimor në union, para se të japë premtime të reja për anëtarësimin e Ukrainës.

Në një intervistë për agjencinë austriake APA, Magyar tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vite që përgatiten për anëtarësim, kanë bërë sakrifica dhe kanë marrë shumë premtime nga BE-ja.

Magyar tha se nëse këto vende vazhdojnë të mbeten jashtë unionit, BE-ja rrezikon të humbasë besueshmërinë në rajon.

“Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit nuk janë vetëm interes i rajonit, por i gjithë Evropës”, deklaroi ai.

Magyar shtoi gjithashtu se Ukraina është ende larg anëtarësimit në BE dhe se, edhe në rastin më optimist, kjo nuk mund të ndodhë para dhjetë vjetësh.

Ai theksoi se çdo shtet kandidat duhet të kalojë të njëjtat procedura dhe kushte për anëtarësim. Versus.al

Poll