BOTA /

Dronët ukrainas godasin depon e naftës që furnizonte aeroplanët strategjik të Rusisë

Shkruar nga Versus

Dronët ukrainas godasin depon e naftës që furnizonte

Forcat mbrojtëse të Ukrainës sulmuan një depo nafte në qytetin rus Engels në rajonin e Saratovit natën e 5-6 qershorit, duke shkaktuar një zjarr në shkallë të gjerë.

Objekti përdoret për të furnizuar me karburant aeroplanët strategjikë që kryejnë sulme me raketa në territorin e Ukrainës.

Raportet e para tregojnë se sulmi është kryer nga dronët ukrainas. Sulmi shkaktoi një zjarr në një objekt industrial të vendosur në Engels ku ruhet karburanti për bombarduesit strategjikë.Këta aeroplanë përdoren rregullisht nga Rusia për të kryer sulme me raketa në qytetet e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Kjo depo nafte tashmë ishte sulmuar nga dronët ukrainas në fillim të janarit 2024. Në atë kohë u deshën disa ditë për të shuar zjarrin.

Edhe pse autoritetet ruse nuk e specifikojnë natyrën e objektit të dëmtuar, video të shumta po shfaqen në rrjetet sociale që tregojnë qartë një zjarr në shkallë të gjerë në depon e naftës. Përdoruesit po postojnë gjithashtu pamje nga flakët dhe tymin. Versus.al

 

Poll