BOTA /

E bujshme/ "Serbët nuk e duan Vuçiçin", kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbajti një ton më diplomatik, duke thënë se Moska është e interesuar që trazirat në Serbi të zgjidhen “në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.

Shkruar nga Versus

 

E bujshme/ "Serbët nuk e duan Vuçiçin", kriset

Raportet mes Serbisë dhe Rusisë, historikisht të konsideruara si miq të ngushtë, po përjetojnë një krizë të thellë. Shenjat e përçarjes janë bërë të dukshme jo vetëm në nivel diplomatik, por edhe në deklarata publike nga zyrtarë dhe figura me peshë në elitën ruse.

Aleksandr Dugin, ideolog i njohur i Kremlinit dhe një nga figurat më të afërta me presidentin Vladimir Putin, deklaroi se “populli serb nuk e do më Vuçiçin”. Në një intervistë për median shtetërore ruse Sputnik, Dugin u shpreh:“Serbët duan që Vuçiç të mos jetë më. Dhe kjo është e vërtetë. Të gjithë serbët e duan këtë.”

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbajti një ton më diplomatik, duke thënë se Moska është e interesuar që trazirat në Serbi të zgjidhen “në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.

Këto sinjale kontradiktore vijnë vetëm një javë pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë publikoi një deklaratë ku akuzon Serbinë se, përmes kanaleve të ndërmjetme, po furnizon me armë Ukrainën – një vend ndaj të cilit Rusia zhvillon luftë të hapur që nga shkurti i vitit 2022.

Analistët shohin këto zhvillime si një sinjal të qartë se marrëdhëniet mes dy vendeve po ftohen, ndërsa Vuçiç ndodhet nën presion të dyfishtë: nga aleatët perëndimorë për orientimin euroatlantik të Serbisë dhe nga Rusia, për ruajtjen e aleancës tradicionale. /Versus.al

Tags:

serbi rusi

Poll