BOTA /

“E kuptova se diçka nuk shkonte”, Trump pas atentatit me armë zjarri: Ndjeva plumbin…

Trump shprehu ngushëllimet për të vrarët në miting.

Shkruar nga Versus
“E kuptova se diçka nuk shkonte”, Trump pas atentatit me
Trump pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij “Truthsocial” pas sulmit me armë që iu bë në Pensilvani.

Ai tha se e kuptoi se diçka nuk shkonte sapo dëgjoi krismat dhe gjithashtu se e kishte ndjerë momentin kur plumbi e përshkoi sipër veshit të djathtë.

"E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë", shkroi Trump.

Ai falënderoi Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit për reagimin e tyre të shpejtë.

"Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë", tha ai dhe i shprehu ngushëllime familjes së qytetarit që u vra në tubim. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al