BOTA /

E papritur në Gjermani, Merz dështon të zgjidhet kancelar! Bundestagu nuk i jep votat e mjaftueshme

Nga 316 vota të domosdoshme, Merz arriti të merrte vetëm 300 vota.

Shkruar nga Versus
E papritur në Gjermani, Merz dështon të zgjidhet kancelar!
Friedrich Merz

Lideri konservator Friedrich Merz nuk mori vota të mjaftueshme parlamentare në raundin e parë të votimit për t'u zgjedhur kancelar, duke shkaktuar një tronditje të madhe të martën.

"Deputeti Friedrich Merz nuk arriti shumicën e kërkuar prej të paktën 316 votash", njoftoi Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, pas votimit të parë në Bundestag, në një kthesë shumë të papritur të ngjarjeve.

Klöckner ndërpreu seancën e Bundestagut. Grupet parlamentare tani janë gati të mblidhen. Koha e votimit të dytë është e paqartë.

Merz-it i mungonin gjashtë vota për t’u zgjedhur nga shumica e 630 parlamentarëve të Gjermanisë. Koalicioni i tij, i cili përbëhet nga blloku i tij konservator dhe Partia Social Demokratike (SPD) e qendrës së majtë, do të mbante një nga shumicat më të pakta parlamentare që nga Lufta e Dytë Botërore, me vetëm 52 përqind të vendeve.

Ky refuzim është humbje e madhe për udhëheqësin konservator. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: