BOTA /

E papritur: Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

Shkruar nga Versus

 

E papritur: Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë.

Protestuesit kundër regjimit janë përplasur edhe fizikisht me mbështetësit e SNS-së, partisë së Presidentit Aleksandër Vuçiç, teksa vetë ai ka thënë se brenda 10 ditëve do të shohim përgjigjen e shtetit, duke paralajmëruar arrestime.

Në valën e reagimeve kundër Vuçiçit është përfshirë si rrallëherë edhe bota e futbollit në Serbi. Presidenti serb mbrëmjen e djeshme ndoqi nga afër në shkallët e stadiumit “Rajko Mitic”, sfidën e vlefshme për raundin e fundit kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Crvena Zvezda pësoi humbje turpëruese në shtëpi përballë qipriotëve të Pafos, me rezultatin 2:1.

Vuçiq u ul në zonën VIP të stadiumit me Zvezdan Terziqin, por të pranishëm pranë tyre ishin edhe trajneri i kombëtares së Serbisë Dragan Stojković, Nikola Lazetić dhe presidenti i klubit qipriot Sergej Lomakin.

Kur po largohej nga stadiumi, Vuçiç përveç humbjes së ekipit të zemrës pësoi një tjetër goditje, pasi nga shkallët e stadiumit nisën brohoritjet kundër tij, duke thirrur në kor: "Vuçiç pederasti".

Vuçiç, një tifoz i madh i Crvena Zvezdës, ndoshta nuk e priste këtë situatë, por kjo duket se është një tjetër provë se pozicioni i tij në publik është tronditur ndjeshëm.

Disa orë pas ndeshjes Vuçiç iu përgjigj asaj që dëgjoi në stadiumin e Zvezdës, të njohur edhe si "Maracana".

"Është më e lehtë t’i kthesh njerëzit kundër dikujt nga të tutë. Në stadiumin Partizan, ke një tribunë jugore që është besnike ndaj lojtarëve të saj dhe do të duartrokasë edhe kur humbasin. Në stadiumin Zvezda, ke një tribunë veriore që është besnike ndaj lojtarëve të saj dhe do të duartrokasë, dhe gjithashtu ke ata që, megjithëse e mbështesin atë klub, do të fishkëllojnë pas topit të parë të humbur ose çdo gjëje tjetër, të cilët nuk janë besnikë ndaj askujt dhe asgjëje. Mendoj se ata mendojnë se kanë të drejtë të thonë për veten e tyre se luajnë më mirë dhe se e kuptojnë topin dhe se do të bënin diçka më të mirë", tha Vuçiç

Tags:

vucic

Poll