BOTA /

E rëndë! Festa e beqarisë kthehet në tragjedi, 30-vjeçari mbytet në det një javë para se të martohej

Sipas mediave greke dhe dëshmisë së miqve të viktimës, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje, i riu po notonte kur u përfshi nga dallgët dhe u nxor pa ndjenja në breg

Shkruar nga Versus

 

E rëndë! Festa e beqarisë kthehet në tragjedi,

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mesditë në plazhin Kathisma të Lefkadës, ku një 30-vjeçar me origjinë nga Trikalla humbi jetën pasi u mbyt nga dallgët e fuqishme, për shkak të moti të keq.

Sipas mediave greke dhe dëshmisë së miqve të viktimës, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje, i riu po notonte kur u përfshi nga dallgët dhe u nxor pa ndjenja në breg. Të tmerruar, miqtë e tij panë trupin e pajetë të 30-vjeçarit që valët e detit e hodhën në breg, pa mundur të ndihmojnë.

I riu kishte udhëtuar drejt Lefkadës për të festuar festën e beqarisë, pasi javën e ardhshme ishte planifikuar të martohej.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë roja bregdetare dhe një ekip i urgjencës mjekësore (EKAV), të cilët e transportuan për në spitalin e Lefkadës, por fatkeqësisht mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë para mbërritjes në spital.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm miqtë dhe familjen e viktimës, por edhe komunitetin lokal, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në plazhe, sidomos në ditë me kushte të pafavorshme detare. /Versus.al/

Tags:

vdekje greqi

Poll