BOTA /

E rëndë/ Gruaja plagos me thikë 12 persona në stacionin e trenit në Gjermani

Autoritetet konfirmuan se tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Shkruar nga Versus

 

E rëndë/ Gruaja plagos me thikë 12 persona në stacionin e

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në stacionin qendror të trenit në Hamburg, ku një person ka sulmuar me thikë kalimtarë në platformën 13/14, duke lënë të paktën dymbëdhjetë persona të plagosur, sipas burimeve të gazetës BILD.

Autoritetet konfirmuan se tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Fillimisht u raportua për tetë persona të lënduar, por numri është rritur me përditësimin e fundit nga policia gjermane.

Policia ka arrestuar një grua, e dyshuar si autorja e këtij sulmi të papritur dhe brutal. Deri më tani, motivimi i sulmit mbetet i paqartë dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Zona është rrethuar dhe hetimet janë në vijim, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë evakuuar dhe asistuar qytetarët në vendngjarje. Autoritetet u bëjnë thirrje dëshmitarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në hetime. /Versus.al

Tags:

sulm gjermani

Poll