BOTA /

E rëndë në Londër! Shkëmbim me armë zjarri mes bandave, qëllohet me plumb në kokë një vajzë 9-vjeçare

Mjekët u detyruan t’i heqin një pjesë të kafkës dhe ta zëvendësojnë me një pllakë titaniumi. Vajza pritet të përballet me pasoja të përhershme fizike dhe njohëse.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Londër! Shkëmbim me armë zjarri mes

Një vajzë nëntëvjeçare mbeti e plagosur rëndë në kokë pasi u qëllua aksidentalisht gjatë një sulmi me armë zjarri në Londër, si pasojë e një përplasjeje të dhunshme mes dy bandave rivale turke.

Ngjarja ndodhi jashtë restorantit “Evin” në Dalston, në lindje të Londrës.

Sipas dëshmive në gjykatën Old Bailey, personi i armatosur, duke drejtuar një motoçikletë Ducati Monster, hapi zjarr gjashtë herë ndaj tre burrave – Kenan Aydogdu (45), Mustafa Kiziltan (38) dhe Nasser Ali (43) – të gjithë të dyshuar si anëtarë të bandës Hackney Turks, të njohur edhe si Bombacilar. Gjatë sulmit, vajza po darkonte në restorant me familjen dhe u godit nga një plumb “qorr” në kokë.

Mjekët u detyruan t’i heqin një pjesë të kafkës dhe ta zëvendësojnë me një pllakë titaniumi. Vajza pritet të përballet me pasoja të përhershme fizike dhe njohëse.

Javon Riley, 33 vjeç, nga Tottenham, akuzohet për përfshirje në organizimin e sulmit, ndonëse nuk është pjesë zyrtare e bandës rivale Tottenham Turks. Prokuroria pretendon se Riley kishte ndihmuar në vëzhgimin e restorantit për javë të tëra, kishte drejtuar një makinë të vjedhur pranë vendit të ngjarjes për të konfirmuar praninë e objektivave, dhe ndihmoi personin e armatosur të arratisej.


Gjithashtu, ai dyshohet për përpjekje për të fshehur armën dhe për përfshirje në planifikimin e vrasjes së një tjetër anëtari të bandës rivale në Moldavi, në korrik të vitit të kaluar.

Sipas prokurorit James Mulholland KC, të dy bandat janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm që zgjat prej më shumë se një dekade, dhe Riley ka luajtur një rol kyç në këtë sulm të mirorganizuar.

Tags:

londer banda

Poll