
Autori 20 vjeçar që qëlloi me armë zjarri drejt ish-presidentit amerikan Donald Trump duket se e kishte shfaqur haptas urrejtjen e tij për kandidatin republikan. Nëpërmjet një videoje, Tomas Matheu Crooks shihet teksa shprehet se e urren Trumpin si dhe republikanët.
Ndërsa në fund të videos shprehet “keni kapur njeriun e gabuar”.
Më herët FBI në një deklaratë për shtyp bëri me dije se nuk dihen ende motivet e sulmit, ndërsa pas kësaj videoje të publikuar kohë më parë, shihet se autori kishte një urrejtje të qartë ndaj Donald Trump dhe republikanëve. Ai zgjodhi mitingun në Pensilvani për të kryer aktin e rëndë, duke lënë të vdekur një prej pjesëmarrësve në tubim dhe duke plagosur Trumpin e 2 qytetarë të tjerë. Versus.al
1. This video is a guy trolling, not Crooks
— Mike Crispi (@MikeCrispiNJ) July 14, 2024
2. Thomas Crooks is a real person
3. Shooter could also be Maxwell Yearick- honestly the image of the dead shooters face looks most like himpic.twitter.com/YXxg3hGfl3

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al


