BOTA /

Erdogan dhe Zelensky u takuan në Stamboll, ja çfarë diskutuan me urgjencë

Të dërguarit amerikanë Witkoff dhe Kushner mund të vizitojnë së shpejti Kievin

Shkruar nga Versus

Erdogan dhe Zelensky u takuan në Stamboll, ja çfarë diskutuan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se kishte rënë dakord me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të ndërmarrë "hapa të rinj" në bashkëpunimin e tyre në siguri, duke shtuar se ekziston vullneti politik dhe se grupet e punës të të dy vendeve do të finalizojnë detajet së shpejti.

"Kjo vlen kryesisht për fushat në të cilat ne mund ta mbështesim Turqinë: njohuritë, teknologjinë dhe përvojën", shkroi ai në një postim në Telegram pas takimit me Erdogan në Stamboll.

Zelensky shtoi se të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin e mundshëm në projektet e përbashkëta të infrastrukturës së gazit dhe shfrytëzimin e fushave të gazit.

Erdogan i tha Zelensky se Turqia do të vazhdojë të mbështesë negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, sipas deklaratës së presidencës turke. Ai gjithashtu vuri në dukje se Turqia i kushton rëndësi të madhe sigurisë së lundrimit në Detin e Zi dhe se siguria e furnizimit me energji është jetike.

 

Poll