
Greqi- Në vendin fqinj protestat e fermerëve nuk kanë të ndalur duke paralëjmëruar edhe përshkallëzim përgjatë festave. Fermerët duken të gatshëm të kalojnë Krishtlindjet në rrugë nëse kërkesat e tyre themelore përtej shlyerjes së borxheve nga OPEKEPE, nuk plotësohen.
Gjatë fudjavës, kryeministri Kyriakos Mitsotakis sinjalizoi dy herë një dialog me fermerët protestues, por duket se ende nuk do të ketë diçka të tillë për shkak se nuk ka një coordinator të bllokadave. Fermerët janë të gatshëm të luajnë një rol më të madh presioni ndaj qeverisë.
Gjatë ditës së sotme rrugët kryesore të vendit do të bllokohen për 2 orë, ndërsa të mërkurën do të bllokohet porti i Volosit. Mitsotakis theksoi se qeveria është e gatshme të mbështesë fermerët “e ndershëm” dhe se fondet që u takojnë do t’u jepen të plota, por nënvizoi se ekstremizmi në protestë nuk ndihmon në arritjen e zgjidhjeve.
Dy ish-kryeministrat e Grqisë, Kostas Karamanlis dhe Antonis Samaras ndërhynë duke shprehur mbështetje për bujqit. Versus.al

