Një akt i rëndë dhune ka ndodhur në Tetovë ku dy nxënës shqiptarë u dhunuan barbarisht nga një grup prej më shumë se 20 personash të cilët janë identifikuar si pjesëtarë të grupit “Vojvoda”. Të miturit janë nxënës të shkollës së mesme ekonomike dhe kanë deklaruar se ishin dhunuar pa shkak nga ana e maqedonasve.
Për ngjarjen ka reaguar edhe partia Aleanca për Shqiptarët ku në njoftim zyrtar thuhet se të miturit kanë pësuar fraktura të rënda dhe se nuk kemi të bëjmë me një rast të zakonshëm të dhunës, por ngjarje me sfond etnik.
“Ky nuk është një rast i zakonshëm i dhunës rinore. Kjo është një ngjarje me sfond etnik dhe me rrezik të lartë për sigurinë e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. ASH i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike që të identifikojnë dhe të arrestojnë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë. Mosveprimi i institucioneve është një sinjal shqetësues që inkurajon grupe të dhunshme si ky. Dhuna ndaj të miturve është vijë e kuqe dhe nuk mund të tolerohet,” thuhet në reagim. Versus.al







