BOTA /

Frikë për luftë edhe në Turqi? SHBA thirrje amerikanëve të largohen nga juglindja pas raketës së dytë

Shkruar nga Versus

Frikë për luftë edhe në Turqi? SHBA thirrje amerikanëve

Ditën e sotme një tjetër raketë iraniane u rrëzua nga mbrojtja ajrore e NATO-s teksa ishte drejtuar për në Turqinë lindore. NATO e konfirmoi incidentin e dytë dhe theksoi se ishte gati për të mbrojtur të gjithë aleatët kundër çdo lloj kërcënimi.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve SHBA i ka kërkuar stafit diplomatik dhe qytetarëve amerikanë që të largohen nga godina e konsullatës juglindore.

"Më 9 mars 2026, Departamenti i Shtetit urdhëroi punonjësit jo-emergjentë të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të punonjësve të qeverisë amerikane të largohen nga Konsullata e Përgjithshme Adana për shkak të rreziqeve të sigurisë", thuhet në X, duke iu referuar një këshille udhëtimi që thotë: "Amerikanët në Turqinë Juglindore inkurajohen fuqimisht të largohen tani"- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pas raketës së lëshuar disa ditë më parë ndaj Turqisë, Irani reagoi duke e mohuar diçka të tillë dhe duke shprehur respekt për integritetin territorial të vendit fqinj. Versus.al

Poll