BOTA /

Gërvalla "shkund" OKB-në: Kosova dhe Metohia, term që nuk ekziston

Sipas ministres, kjo frazë e përdorur dëshmon qartë qëllimet hegjemoniste të Serbisë.

Shkruar nga Versus

Gërvalla "shkund" OKB-në: Kosova dhe Metohia, term që

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se nuk ekziston terminologjia “Kosova dhe Metohia”.

Ajo theksoi se kjo është një gjuhë dhe terminologji e "kasapit të Ballkanit" Sllobodan Millosheviçit dhe atyre që ndjekin atë.

Kryediplomatja shtoi se kjo shprehje tregon qartë ambiciet hegjemoniste të Serbisë të cilat nuk duhen injoruar nga OKB. 

“Ma lejoni ta bëjë të qartë që s’ka Kosovë dhe Metohi. Kosova dhe Metohia është shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë. Është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviqit dhe e atyre që e ndjekin atë”, ka deklaruar Gërvalla. Versus.al

Poll