BOTA /

"Humba babain dhe gruan time", udhëheqësi i ri i Iranit zotohet për hakmarrje dhe bën thirrje për bashkim

Shkruar nga Versus

"Humba babain dhe gruan time", udhëheqësi i ri i Iranit

Mojtaba Khamenei mbajti sot fjalimin e tij të parë që pas konfirmimit si lideri i ri Suprem i Iranit ku bëri thirrje për bashkim midis popullsisë iraniane ndërsa pranoi tensionin që ata kanë ndjerë.

"Ne duhet ta mbrojmë këtë unitet dhe kjo është e mundur vetëm kur jemi së bashku dhe gjejmë terren të përbashkët. E falenderoj popullin e Iranit nga të gjitha sferat e jetës që i rezistoi armikut".

Khamenei u dërgoi ngushëllime njerëzve që kanë "humbur të dashurit e tyre gjatë luftës", duke thënë se dëmet do të kompensohen. Në vijim të deklaratës foli edhe për humbjet në familjen e tij dhe u zotua për hakmarrje ndaj Izraelit dhe SHBA-ve.

"Kjo është diçka që e ndaj me njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre sepse unë humba babanë tim, humba gruan time. Motra ime humbi fëmijën e saj, si dhe burrin që është martirizuar. Por ajo që na e bën më të lehtë të durojmë të gjitha këto vështirësi është të besojmë në hirin e Zotit dhe të dimë se durimi do ta zgjidhë këtë. I siguroj të gjithë se nuk do ta injorojmë faktin se do të hakmerremi për martirët tanë. Nuk ka të bëjë vetëm me faktin se ata martirizuan udhëheqësin tonë suprem. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me të, ka të bëjë me çdo bashkatdhetar që është vrarë gjatë luftës së fundit", u tha në fund. Versus.al

Poll