BOTA /

I dënuar me 13 vite burg për nxitje të urrejtjes, arrestohet ish-kreu i organizatës “Agimi i Artë” në Greqi

Ish-lideri i "Agimit të Artë" duket se nuk kishte shfaqur pendesë për krimet e tij të mëparshme dhe vijonte të nxiste urrejtje në rrjetet sociale.

Shkruar nga B.V

I dënuar me 13 vite burg për nxitje të urrejtjes, arrestohet

Greqi- Ish-drejtuesi i organizatës kriminale “Agimi i Artë”, Nikos Mihaloliakos është arrestuar sot.

Mediat greke shkruajnë se arrestimi i tij është bërë i mundur brenda shtëpisë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Lamias, ku miratua pretenca e prokurorit që e paraqet Mihaloliakos si të papenduar dhe të dyshuar për kryerjen e krimeve të reja.

Mes të tjerash, në artikujt e mediave greke citohet edhe shkrimi i tij në median elektronike ku vazhdon të vlerësojë praktikat e paligjshme të stilit nazist pavarësisht dënimit të tij për to. “Agimi i Artë” u shpall organizatë terroriste në 2020-ën. Versus.al

Poll