BOTA /

'I kërkoi të flinte me të.../ Ish-shërbëtori i Lady D zbulon propozimin immoral që Al Fayed i bëri Princeshës

Kur u takuan në vitin 1986, në një ndeshje polo, Al Fayed i propozoi Princesh Dianës të flinte me të, gjë që e tronditi atë - tregon ish-shërbëtori i saj.

Shkruar nga Versus
'I kërkoi të flinte me të.../ Ish-shërbëtori i
Mohammed Al Fayed, Princesh Diana

Një tjetër zbulimi tronditëse kanë dalë në dritë për Mohammed Al Fayed, manjatin e ndjerë dhe këtë herë bëhet fjalë për Princeshën Dianën. 

Sipas ish-shërbyesit të saj, Paul Borrel, Al Fayed kishte shprehur dëshirën e tij për të fjetur një natë me Dianën, një propozim që ai bëri direkt asaj , duke e bërë atë të ‘dridhej nga neveria.’

Paul Burrell, i cili ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Dianës për rreth dhjetë vite, tha se ishte i neveritur nga sjellja e Al Fayed dhe beson se nëse princesha do të ishte ende gjallë, ajo do të mbështeste gratë që tani po e akuzojnë atë për sulm seksual.

Burrrell tregoi gjithashtu se Diana e quante me tallje ish-manjatin, ‘Yoda’ duke e krahasuar për pamje me personazhin e filmit të njohur  Star Wars .

Sipas  Burrell, Diana u takua për herë të parë me Al Fayed në vitin 1986 në një ndeshje polo të organizuar nga Harrods, ndërsa ajo ishte e martuar me Princin e atëhershëm Charles.

Burrell zbuloi gjithashtu se gjatë një takimi mes tyre, Al Fayed i tha Dianës se donte ta martonte me djalin e tij, Dodi, duke i thënë se "në traditën egjiptiane, babai është i pari".

Al Fayed i dërgonte dhuratat, Dianës në Pallatin Kensington, të cilat ajo i kthente çdo herë, ka shtuar Burrell në rrëfimin e tij. 

Në verën e vitit 1997, Diana filloi lidhjen e saj me Dodi Al Fayed, pasi u ftua nga babai i tij në rezidencën me 30 dhoma gjumi në Francë, ku ata po pushonin.

Fotot e tyre nga jahti luksoz Jonikal bënë bujë në mbarë botën.

Burrell beson se Mohammed Al Fayed ishte ai që tërhoqi fijet për të krijuar këtë marrëdhënie, pasi ai donte të lidhte familjen e tij me familjen mbretërore të Anglisë.

Sipas një hetimi të BBC-së, pesë ish-punonjëse kanë akuzuar Al Fayed për përdhunim, ndërsa MailOnline ka zbuluar se 23 gra të tjera kanë ngritur akuza të ngjashme.

Al Fayed, një biznesmen me origjinë egjiptiane, vdiq gushtin e kaluar në Londër në moshën 94-vjeçare.

Akuzat lidhen me periudhën që ai ishte në krye të dyqanit të famshëm Harrods, nga viti 1984 deri në shitjen e tij në vitin 2010./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eugenia Garavani (@eugeniagaravani)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: