BOTA /

Sulmi masiv/ Rusia lëshon 537 raketa dhe dronë drejt Ukrainës, NATO ngre në ajër avionët luftarakë në kufi

Vetëm gjatë kësaj jave janë lëshuar nga Rusia drejt Ukrainës më shumë se 114 raketa, mbi 1,270 dronë dhe gati 1,100 bomba rrëshqitëse.

Shkruar nga Versus

Sulmi masiv/ Rusia lëshon 537 raketa dhe dronë drejt Ukrainës,
Një natë e tmerrshme për Ukrainën, e goditur nga një sulm ajror masiv nga Rusia, i një përmase të paparë deri tani. Sipas autoriteteve ukrainase, forcat ruse lëshuan 477 dronë (211 të rrëzuar dhe 225 që humbën nga radarët), si dhe 60 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë raketa balistike Iskander, raketa Kinzhal hipersonike dhe raketa nga bombardues strategjikë Tu-95MS.

Objektivat e sulmeve ishin të shpërndarë në të gjithë vendin – që nga rajoni i Kievit, Leopoli në perëndim, deri pranë centralit bërthamor të Zaporizhias. Intensiteti i sulmit ishte aq i lartë, saqë Polonia ngriti në ajër avionët luftarakë dhe aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore, duke ngritur alarmin maksimal në kufirin lindor të NATO-s.

Sulmi masiv/ Rusia lëshon 537 raketa dhe dronë drejt Ukrainës,

Humbet një avion F-16 ukrainas dhe piloti hero
Gjatë përplasjes ajrore, Ukraina humbi një avion F-16 – një nga të paktët të këtij modeli të avancuar që ka në dispozicion. Piloti ukrainas Maksym Ustimenko, i cili ndodhej në bord, shkatërroi shtatë objektiva ajrorë, por u detyrua të fluturonte avionin e dëmtuar larg zonave të banuara. Fatkeqësisht, nuk arriti të hidhej me parashutë dhe humbi jetën.

Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi me një mesazh të dhimbshëm:
“Rusia po godet gjithçka që mundet. Për fat të keq, ndërkohë që mbrohej vendi, humbëm pilotin tonë të F-16, Maksym Ustimenko. Ai shkatërroi shtatë objektiva ajrorë sot. I jam mirënjohës nga zemra, ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij. Moska nuk do ndalet, për sa kohë ka mundësi të godasë masivisht”.

Një ndër raketat ruse goditi edhe një ndërtesë banimi në qytetin Smila, ku u plagos një fëmijë, ndërsa ekipet e emergjencës janë shpërndarë në të gjithë vendin për të ndihmuar të prekurit.

"Moska nuk do të ndalet, për sa kohë që ka aftësinë të kryejë sulme masive. Vetëm gjatë kësaj jave janë lëshuar më shumë se 114 raketa, mbi 1,270 dronë dhe gati 1,100 bomba rrëshqitëse. Putin ka vendosur prej kohësh ta vazhdojë këtë luftë, pavarësisht thirrjeve të botës për paqe. Kjo luftë duhet të përfundojë — nevojitet presion ndaj agresorit, dhe mbi të gjitha mbrojtje. Mbrojtje nga raketat balistike dhe të tjera, nga dronët, nga terrori.' - shkruan Zelenski 

Putin, sfidues: “Fitorja e Rusisë është e sigurt”
Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq sërish i vendosur, duke deklaruar në një ceremoni publike:
“Fitorja e Rusisë në këtë operacion ushtarak special në U

Poll