BOTA /

Sulmi me breshëri plumbash në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Autori ishte i fiksuar me ndërtesën presidenciale

Pretendimet e tij, Trump i mbështeti në faktin se një vit më parë autori kishte bllokuar një korsi hyrëse në Shtëpinë e Bardhë.

Shkruar nga Versus

Sulmi me breshëri plumbash në Shtëpinë e Bardhë, Trump:

Shtëpia e Bardhë u përfshi sërish nga një tronditje për shkak të të shtënave me armë të regjistruara mbrëmjen e djeshme. Shërbimi sekret qëlloi për vdekje autorin, Nasire Best, një 21 vjeçar i cili hapi zjarr me breshëri drejt ndërtesës presidenciale.

Pas këtij incidenti ka reaguar vetë presidenti Donald Trump, i cili ishte brenda zyrës së tij në Shtëpinë e Bardhë kur ndodhi sulmi.

Përmes një postimi të bërë në rrejtin e tij social “TruthSocial”, ai falenderoi Shërbimin Sekret për eeagimin e shpejtë dhe profesional ndaj personit të armatosur, për të culin u shpreh se kishte një histori dhune dhe një “obsesion” me Shtëpinë e Bardhë, kjo pasi i riu në qershor të vitit 2025, bllokoi një korsi hyrëse drejt Shtëpisë së Bardhë. Pasi deklaroi se ishte “Zoti”, ai u ndalua nga Shërbimi Sekret dhe u shtrua në Institutin Psikiatrik të Uashingtonit për një vlerësim psikiatrik. Në korrik 2025, Shërbimi Sekret e arrestoi sërish Best pasi ai tentoi të hynte në një rrugicë të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

“Faleminderit Shërbimit tonë të shkëlqyer Sekret dhe Zbatimit të Ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional të ndërmarrë këtë mbrëmje kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori të dhunshme dhe ndoshta një obsesion me strukturën më të çmuar të vendit tonë. Personi i armatosur është i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me agjentët e Shërbimit Sekret pranë portave të Shtëpisë së Bardhë. Kjo ngjarje është një muaj larg nga të shtënat në Darkën e Korrespondentit të Shtëpisë së Bardhë dhe tregon se sa e rëndësishme është, për të gjithë Presidentët e ardhshëm, të kenë atë që do të jetë hapësira më e sigurt e këtij lloji e ndërtuar ndonjëherë në Uashington, DC. Siguria Kombëtare e vendit tonë e kërkon këtë!” ka shkruar Trump. Versus.al

Poll