
Hetimet për atentatin Donald Trump kanë marrë një tjetër rrjedhë.
Duket se pas kësaj ngjarjeje të rëndë nuk fshihet thjesht një adoleshent që nuk e kishte qejf ish-presidentin e Shteteve të Bashkua.
CNN ka mësuar se Shërbimi Sekret kishte rritur sigurinë pasi kishte marrë informacione për një komplot Iranian për të ekzekutuar Donald Trump.
Megjithatë, nuk është konfirmuar se autori 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks kishte lidhje me Iranin apo jo.
Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjes, se kush fshihet pas atentatit që tronditi jo vetëm Amerikën, port ë gjithë botën.
Donald Trump u qëllua me armë gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. Për fat të mirë, plumbi e kapi në pjesën e veshit të djathtë, por pa rrezik për jetën.
Sulmi ndaj ish-presidentit ka ngjallur shumë reagime për sigurinë e Trump, teksa është dënuar nga të gjithë liderët e botës. Autori, 20-vjeçai u ekzekutua nga siguria.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

