BOTA /

Atentati ndaj Trump, Medvedev: Nëse nuk vritet, i ka të fituara zgjedhjet presidenciale në SHBA

Zyrtari i lartë rus tha se me këtë që i ndodhi Trump e ka të garantuar fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Shkruar nga Versus

Atentati ndaj Trump, Medvedev: Nëse nuk vritet, i ka të fituara

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev shkroi në rrjetin social “X” se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale nëse nuk vritet.

Medvedev shkroi, "ai tashmë ka fituar" dhe shtoi, "nëse ai nuk vritet", ndërsa postoi gjithashtu një fotografi të Trumpit të marrë më 23 gusht të vitit të kaluar në burgun Fulton Country në Atlanta, Georgia. Trump u padit për reketim zgjedhor, ndër akuza të tjera dhe kundër tij u lëshua një urdhër arresti, por ai përfundimisht u dorëzua vullnetarisht tek autoritetet.

Dy ditë më parë, Trump i mbijetoi një atentati me armë zjarri teksa mbante një tubim elektoral në Pensilvani. Më vonë konfirmoi në platformën e tij “Truth Social” se ishte qëlluar me një plumb në pjesën e sipërme të veshit të djathtë. Autori 20 vjeçar, u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret. Por si pasojë e të shtënave u vra edhe një pjesëmarrës në tubim si dhe u plagosën dy të tjerë. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al