Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u rrëzua në tokë të shtunën gjatë një mitingu në Pensilvani, pasi u qëllua me armë zjarri nga distanca.
Gjaku mund të shihej në fytyrën e tij, pasi plumbi i kishte prekur veshin e djathtë, por rastet kur presidentë dhe ish presidentë të SHBA-ve bien pre e sulmeve, nuk janë të rralla. Shumë presidentë dhe ish-presidentë dhe kandidatë për president janë sulmuar në historinë e SHBA-së, sipas një raporti të CNN.
Presidenti Andrew Jackson: Në epokën e para Luftës Civile, ai u qëllua teksa merrte pjesë në një funeral në Kapitol. Sulmuesi qëlloi dy herë, por arma dështoi.
Presidenti Theodore Roosevelt: Ashtu si Trump, ai po përpiqej të kthente punën e tij të vjetër gjatë fushatës së vitit 1912. Ai u qëllua gjatë rrugës për një fjalim në Milwaukee.
Presidenti Franklin D. Roosevelt: Ai ishte president i zgjedhur kur një vrasës qëlloi mbi të në Miami në 1933. Sulmuesi, Guiseppe Zangara, nuk vrau dot Roosevelt por vrau kryebashkiakun e Çikagos Anton Cermak.
Presidenti Harry Truman: Ai mori presidencën pasi Roosevelt vdiq dhe u qëllua përballë Shtëpisë së Bardhë nga nacionalistët portorikanë në 1950.
Guvernatori i Alabamës, George Wallace: Segregacionisti kandidoi për herë të tretë për president në vitin 1972 dhe u qëllua pas një ngjarjeje fushate jashtë Uashingtonit, DC. Të shtënat e lanë të paralizuar nga beli e poshtë.
Presidenti Gerald Ford: Ai u përball me dy tentativa për vrasje me radhë në vitin 1975.
Presidenti Ronald Reagan: Ai u qëllua në vitin 1981 jashtë Hilton në Uashington, DC, pasi mbajti një fjalim. Sekretari i tij i shtypit, James Brady, u plagos më rëndë se Reagan dhe më vonë u bë një aktivist për kontrollin e armëve.
Presidenti Barack Obama: Një burrë nga Idaho u akuzua për tentativën e vrasjes së Obamës kur ai qëlloi me armë zjarri në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011.
Katër presidentë – Abraham Lincoln, James A. Garfield, William McKinley dhe John F. Kennedy – janë vrarë. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

