BOTA /

Inteligjenca artificiale në WhatsApp, Italia nis hetime ndaj Meta-s: Mund të ketë shkelje të mundshme të rregullave evropiane

Një zëdhënës i Meta-s u përgjigj në një deklaratë se kompania po bashkëpunon plotësisht me autoritetin italian të konkurrencës dhe argumentoi se ofrimi i aksesit në veçoritë e IA-së në WhatsApp u jep miliona italianëve mundësinë të përdorin Inteligjencën Artificiale në një mjedis që ata tashmë e njohin, i besojnë dhe e kuptojnë.

Shkruar nga Versus

 

Inteligjenca artificiale në WhatsApp, Italia nis hetime ndaj Meta-s: Mund

Italia ka njoftuar se ka hapur një hetim ndaj Meta-s për shkelje të mundshme të rregullave evropiane të konkurrencës, pasi kompania instaloi një mjet inteligjence artificiale në platformën WhatsApp. Sipas autoritetit italian të konkurrencës në mars të vitit 2025, Meta vendosi të instalojë shërbimin e saj të inteligjencës artificiale në aplikacionin WhatsApp.

Autoriteti italian i konkurrencës thekson duke kombinuar AI dhe WhatsApp, Meta mund ta zhvendosë klientelën e saj drejt tregut në zhvillim, jo përmes një konkurrence të bazuar në vlerë. Ata theksojnë se duke u ofruar përdoruesve dy shërbimeve të ndara mund të dëmtojnë konkurrentët e saj.

Një zëdhënës i Meta-s u përgjigj në një deklaratë se kompania po bashkëpunon plotësisht me autoritetin italian të konkurrencës dhe argumentoi se ofrimi i aksesit në veçoritë e IA-së në WhatsApp u jep miliona italianëve mundësinë të përdorin Inteligjencën Artificiale në një mjedis që ata tashmë e njohin, i besojnë dhe e kuptojnë.

Roma njoftoi nga ana e saj se po kryen hetimin në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet kompetente të Komisionit Evropian për një shkelje të mundshme të ligjit evropian. Sipas autoriteteve italiane, ekziston rreziku që përdoruesit të bëhen të varur funksionalisht nga Meta IA, sepse duke përdorur informacionin e dhënë me kalimin e kohës, duket se përgjigjet e prodhuara nga shërbimi bëhen gjithnjë e më të dobishme dhe relevante.

Poll