BOTA /

Irani godet dollarin amerikan: Kush kërkon të kalojë Ngushticën e Hormuzit, të paguajë me monedhën tonë

Veprimi u sinjalizua nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit të Iranit, i cili tha se është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar sovranitetin ekonomik dhe për të ulur varësinë nga monedhat e huaja në rrugët kryesore tregtare.

Shkruar nga Versus

Irani godet dollarin amerikan: Kush kërkon të kalojë

Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit të Iranit thotë se sipas një propozimi parlamentar, tarifat e tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit do të paguhen në monedhën kombëtare të Iranit, rial.

Ky veprim u sinjalizua nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit të Iranit, i cili tha se është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar sovranitetin ekonomik dhe për të ulur varësinë nga monedhat e huaja në rrugët kryesore tregtare.

 drafti përfshin jo vetëm tarifimin e kalimit, por edhe kufizime për anijet amerikane, izraelite dhe për shtetet që zbatojnë sanksione ndaj Iranit. Në disa raportime përmendet edhe një tarifë që mund të arrijë deri në 2 milionë dollarë për anije, megjithëse mekanizmi final ende mbetet në fazë propozimi.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet arteria kryesore e furnizimit energjetik global, pasi lidh Gjirin Persik me detin Arabik. Çdo vendim që prek lëvizjen e anijeve aty ka ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës dhe gazit në tregjet ndërkombëtare. Versus.al

 

Poll