BOTA /

Irani kërcënon: çdo anije që i afrohet Ngushticës së Hormuzit do të goditet

Garda Revolucionare paralajmëron për masa të ashpra ushtarake ndaj çdo mjeti detar që tenton të hyjë në zonën strategjike

Shkruar nga Versus

Irani kërcënon: çdo anije që i afrohet Ngushticës

Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë, duke deklaruar se çdo anije që i afrohet Ngushticës së Hormuzit do të konsiderohet objektiv ushtarak dhe mund të goditet.

Deklarata është bërë nga marina e Gardës Revolucionare, e cila është një nga strukturat kryesore ushtarake dhe ideologjike të vendit.

“Paralajmërojmë se asnjë anije, pa përjashtim, nuk duhet të largohet nga pozicionet e saj në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit. Çdo përpjekje për t’iu afruar Ngushticës së Hormuzit do të konsiderohet si bashkëpunim me armikun dhe anija në fjalë do të merret në shënjestër”, thuhet në deklaratën e publikuar nga media zyrtare Sepah News.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës, dhe çdo përshkallëzim në këtë zonë rrit ndjeshëm tensionet në rajon dhe në tregjet globale të energjisë.

Ky paralajmërim vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e lundrimit dhe stabilitetin ndërkombëtar.

 

Poll