BOTA /

Irani sulmon sërish, këtë herë hakeron fushatën e Donald Trump

Shkruar nga Versus

Irani sulmon sërish, këtë herë hakeron fushatën e

Ekipi i fushatës së ish-presidentit amerikan dhe kandidatit aktual për president Donald Trump, ka njoftuar se fushata ishte hakuar dhe sugjeroi se aktorët iranianë ishin të përfshirë në vjedhjen dhe shpërndarjen e dokumenteve të ndjeshme.

Ata nuk dhanë prova specifike të përfshirjes iraniane; megjithatë, pretendimi i tyre vjen një ditë pasi Microsoft lëshoi ​​një raport që detajon përpjekjet e huaja për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA .

Bëhet e ditur se raporti jep një shembull në të cilin inteligjenca ushtarake iraniane i dërgoi “një email spear-phishing një zyrtari të rangut të lartë të një fushate presidenciale nga një llogari emaili e komprometuar e një ish-këshilltari të lartë”.

Zëdhënësi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung, fajësoi për veprën “burimet e huaja armiqësore të Shteteve të Bashkuara”, shkruan Euronews.

Ndërkohë, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë se ai e merr çdo raport për ndërhyrje të huaj “jashtëzakonisht seriozisht” dhe dënon përpjekjet për të minuar besimin në institucionet demokratike të SHBA-së.

Irani mohoi të ishte i përfshirë, edhe pse nuk është hera e parë që ai dyshohet të ketë ndërhyrë në zgjedhjet e një vendi. Më parë iranianët kanë qenë të dyshuar për hakime edhe në Shqipëri, Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

“Ne nuk u japim asnjë besim raporteve të tilla”, tha qeveria iraniane.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al