BOTA /

Irani shpall fundin e luftës 12 ditore: E nisi aventurizmi i Izraelit

Armëpushimi u shpall zyrtarisht edhe nga presidenti amerikan Donald Trump në orët e para të mëngjesit dhe u konfirmua menjëherë pas kësaj nga të dyja palët ndërluftuese.

Shkruar nga Versus

 

Irani shpall fundin e luftës 12 ditore: E nisi aventurizmi i Izraelit

Presidenti i sapozgjedhur i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e konfliktit të ashpër 12-ditor me Izraelin, përmes një mesazhi drejtuar kombit iranian dhe publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

“Sot, pas rezistencës heroike të kombit tonë të madh, i cili po shkruan historinë me vendosmërinë e tij, ne jemi dëshmitarë të vendosjes së një armëpushimi dhe përfundimit të kësaj lufte 12-ditore, të imponuar nga aventurizmi dhe provokimet e Izraelit”, shkroi Pezeshkian.

Armëpushimi u shpall zyrtarisht edhe nga presidenti amerikan Donald Trump në orët e para të mëngjesit dhe u konfirmua menjëherë pas kësaj nga të dyja palët ndërluftuese.

Konflikti, i cili nisi pas një goditjeje izraelite ndaj konsullatës iraniane në Damask ku humbën jetën komandantë të lartë të Gardës Revolucionare, u shoqërua me shkëmbime të rënda raketash, dronësh dhe sulme kibernetike ndërmjet dy vendeve. Sipas të dhënave nga burime zyrtare iraniane, gjatë këtyre ditëve humbën jetën mbi 600 persona, përfshirë shkencëtarë, ushtarakë të rangut të lartë dhe civilë.

Rihapja e pjeshme e hapësirës ajrore iraniane dhe irakiane, si dhe njoftimi i armëpushimit, janë parë si sinjale të para të një qetësimi të mundshëm të situatës në rajon, pas një përshkallëzimi që kishte ngritur shqetësime për një konflikt të gjerë rajonal. /Versus.al

Poll