
Lindja e Mesme rrezikon të përfshihet nga një luftë totale ndërsa roli i Bashkimit Europian duket shumë i vakët ose “inekzistent” në tensionet e rritura mes Iranit dhe Izraelit.
Ditën e sotme Irani i ka kërkuar Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ushtrojnë presion mbi Izraelin në mënyrë që të ndalojë sulmet vdekjeprurëse ndaj Teheranit.
"Gjermania, Franca dhe Anglia duhet t'i kishin dënuar shumë qartë krimet e regjimit sionist, veçanërisht kundër centralit bërthamor të Natanzit", tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baqaei, duke shtuar se fuqitë evropiane duhet të përqendrohen në "ndalimin e agresionit" dhe mbajtjen e Izraelit "përgjegjës". Versus.al







