BOTA /

Ishte fshehur në hotelin luksoz për të festuar Pashkët me familjen, arrestohet shefi i Camorra-s në Itali

Në listën e të arratisurve më të rrezikshëm, ai fshihej në një vendpushim luksoz në bregdetin e Amalfit.

Shkruar nga Versus
Ishte fshehur në hotelin luksoz për të festuar Pashkët me
Roberto Mazarella

Itali- Karabinierët kanë arrestuar Roberto Mazarellën, kreun e klanit ‘Camorra’ që njihet si një ndër organizatat mafioze më të rrezikshme të Italisë dhe jo vetëm.

48 vjeçari i shpallur në kërkim u gjet në një vilë luksoze në bregun e Amalfit ku ishte regjistruar me emër të rremë për të kaluar Pashkët me familjen e tij. Pas kontrolleve të ushtruara, iu gjetën tre ora të shtrenjta, rreth 20 mijë euro cash dhe dokumente të falsifikuara.

"Mazzarella, i lindur në vitin 1978, ishte i arratisur që nga 28 janari 2025 dhe i kishte shpëtuar arrestimit pas një urdhri paraburgimi të lëshuar nga Gjykata e Napolit me kërkesë të Drejtorisë Anti-Mafia të Qarkut Napolit, sepse dyshohej për vrasje të rëndë duke përdorur metoda mafioze. I arratisuri u gjet në një vilë luksoze në Bregun e Amalfit dhe nuk i bëri rezistencë arrestimit. Ai shoqërohej nga gruaja dhe dy fëmijët e tij’’- thuhet në deklaratën e policisë.

Skuadra e Forcave Ajrore Italiane (API) dhe anija patrulluese e Autoritetit Portual të Salernos, e cila monitoronte ujërat përreth, morën pjesë në operacion. Versus.al

Poll