BOTA /

Izraeli hap një rrugë të re për dalje nga Gaza, numri i të vrarëve kalon 65.000

Tensionet sa vijnë e përshkallëzohen ndërsa ofensiva izraelite intensifikohet në Gaza City, mes paralajmërimeve për një luftë që mund të zgjasë edhe me muaj dhe thirrjeve ndërkombëtare për ndalim të operacioneve.

Shkruar nga Versus

Izraeli hap një rrugë të re për dalje nga Gaza, numri i

Një rrugë e re është hapur nga forcat izraelite për të lejuar civilët të largohen nga Gaza City, ndërsa lufta dyvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit ka sjellë një bilanc tragjik me mbi 65.000 viktima palestineze, sipas autoriteteve shëndetësore lokale. Vetëm të mërkurën, të paktën 63 persona humbën jetën nga bombardimet dhe të shtënat izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, shumica në Gaza City.

Në mesin e viktimave ishte edhe gazetari lokal Mohammad Alaa Al-Sawalhi dhe 12 civilë të tjerë që, sipas mjekëve, po i përgjigjeshin urdhrit për të evakuuar qytetin. Po ashtu, në Rafah, 5 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pranë një pike ndihmash humanitare, ku ushtria izraelite pretendon se hapi zjarr paralajmërues ndaj një "kërcënimi të menjëhershëm".

Izraeli hap një rrugë të re për dalje nga Gaza, numri i

“Më mirë të vdes në lagjen time, se të largohem”
Ndërkohë, qytetarët e mbetur në Gaza shprehen të dëshpëruar dhe të pasigurt për të ardhmen.

"Edhe nëse duam të largohemi nga Gaza, a kemi ndonjë garanci se do të mund të kthehemi? A do të përfundojë ndonjëherë kjo luftë? Prandaj preferoj të vdes këtu, në Sabra, lagjja ime," – tha Ahmed, një mësues, në një bisedë telefonike me median.

Izraeli përgatitet për muaj të tërë luftimesh
Një zyrtar izraelit konfirmoi se operacionet ushtarake në Gaza janë përqendruar duke detyruar civilët të largohen drejt jugut, me pritshmëri që rreth 100.000 persona të mbeten në qytet. Ai tha se ofensiva do të zgjasë me muaj dhe se ndërprerja e saj do të ishte e mundur vetëm në rast arritjeje të një armëpushimi me Hamasin, një skenar që aktualisht duket i largët.

Izraeli njoftoi se ka hapur rrugën Salahudin për evakuim dhe u bëri thirrje civilëve që të largohen deri në mesditën e së premtes. Por terreni mbetet i rrezikshëm, dhe shumë banorë po lëvizin me karroca me gomar, në këmbë apo me mjete të improvizuara.

Izraeli hap një rrugë të re për dalje nga Gaza, numri i

Numri i të zhvendosurve dhe situata humanitare
Sipas vlerësimeve izraelite, nga rreth 1 milion persona që kishin rifilluar jetesën në Gaza, afro 400.000 janë larguar që nga 10 gushti, kur Izraeli njoftoi synimin për të marrë kontrollin e qytetit. Zyrtarët e mediave në Gaza thonë se 190.000 janë larguar drejt jugut, ndërsa 350.000 janë zhvendosur në pjesët qendrore dhe perëndimore të qytetit.

Këto lëvizje masive i shtohen krizës humanitare, me kampet e mbushura dhe një uri në rritje në jug të Rripit të Gazës.

Sulm në spitalin e fëmijëve
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi raportoi se një dron izraelit hodhi granata mbi një kat të spitalit për fëmijë Rantissi, i vetmi institucion në Gaza për fëmijët me kancer, pamjaftueshmëri renale dhe sëmundje të tjera të rënda. Nuk u raportuan viktima, por rreth 40 familje evakuuan fëmijët e tyre.

“Edhe këta fëmijë, që përballen me sëmundje terminale, nuk po kursehen nga bombardimet pa ndërprerje,” – deklaroi Fikr Shalltoot, drejtor i organizatës britanike Medical Aid for Palestinians në Gaza.

Izraeli hap një rrugë të re për dalje nga Gaza, numri i

Ndërkombëtarët: “Gaza po fshihet nga faqja e dheut”
Ofensiva më e fundit izraelite ka shkaktuar dëmtime të mëdha në Gaza, që tashmë ishte i rrënuar nga luftimet e vitit 2023. Tani, tanket izraelite janë duke lëvizur në tri drejtime drejt zonave qendrore dhe perëndimore të qytetit.

“Gaza po fshihet. Një qytet mijëravjeçar po zhduket para syve të një bote të frikësuar dhe të heshtur,” – tha Ahmed, mësuesi palestinez.
Edhe Kombet e Bashkuara dhe dhjetëra organizata ndërkombëtare kanë dënuar fuqishëm ofensivën e re dhe planin për zhvendosjen masive të popullsisë.

Akuzat për gjenocid dhe tensionet diplomatike
Në një raport të fundit, një Komision Hetimor i OKB-së konkludoi se Izraeli ka kryer akte gjenocidi në Gaza, një akuzë që qeveria izraelite e cilësoi si “skandaloze” dhe “të pavërtetë”.

Ndërkohë, tensionet ndërkombëtare janë thelluar edhe më tej pas sulmit izraelit në Doha ndaj udhëheqësve politikë të Hamasit, duke zemëruar Katarin, një nga ndërmjetësuesit kryesorë në përpjekjet për armëpushim.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se do të godasë drejtuesit e Hamasit kudo që të jenë, pavarësisht kritikave globale – përfshirë edhe një paralajmërim nga SHBA.

Asnjë vend i sigurt në Gaza
Sipas zyrtarëve palestinezë dhe të OKB-së, nuk ekziston asnjë zonë e sigurt në Gaza, madje as jugun që Izraeli e ka shpallur si “zonë humanitare”. Të martën, pesë persona u vranë nga një sulm ajror, ndërsa po lëviznin nga Gaza City drejt jugut.

Në kampin e refugjatëve Nuseirat, një sulm ajror izraelit shkatërroi një pallat shumëkatësh, duke detyruar banorët e ndërtesave përreth të largoheshin në panik. / REUTERS / 

 

Poll