BOTA /

Izraeli kërkon zhvendosjen e palestinezëve në shtetin e varfër afrikan

Shkruar nga Versus

Izraeli kërkon zhvendosjen e palestinezëve në shtetin e

Sudan Jugor dhe Izraeli kanë zhvilluar bisedime për një marrëveshje që do të zhvendoste palestinezët nga Gaza e shkatërruar nga lufta në këtë vend afrikan, thanë tre burime për reuters. Ky plan u refuzua shpejt nga liderët palestinezë si i papranueshëm.

Burimet thanë se ende nuk është arritur një marrëveshje, por bisedimet midis po vazhdojnë. Sipas këtij plani, nëse do të zhvillohej më tej, palestinezët nga enklava e shkatërruar nga pothuajse dy vjet luftë me Izraelin do të zhvendoseshin në një vend në zemër të Afrikës, i cili vetë ka vuajtur për vite nga dhuna politike dhe etnike.

Këtë muaj, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se synon të zgjasë kontrollin ushtarak në Gaza, dhe këtë javë përsëriti propozimet që palestinezët të largohen vullnetarisht nga territori.

Liderët arabë dhe ata ndërkombëtarë kanë refuzuar idenë e zhvendosjes së banorëve të Gazës në ndonjë vend tjetër. Palestinezët thonë se kjo do të ishte si një tjetër “Nakba” (katastrofë), kur qindra mijëra u detyruan të ikin ose u përzunë gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948.

Burimet thanë se mundësia e zhvendosjes së palestinezëve në Sudan Jugor u ngrit gjatë takimeve midis zyrtarëve izraelitë dhe ministrit të Jashtëm të Sudanit Jugor, Mondaya Semaye Kumbe, kur vizitoi vendin muajin e kaluar.

Wasel Abu Youssef, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, tha se udhëheqja dhe populli palestinez “refuzojnë çdo plan ose ide që ndonjëri nga njerëzit tanë të zhvendoset në Sudanin Jugor ose në ndonjë vend tjetër.”

Deklarata e tij përkon me njoftimin e zyrës së presidentit palestinez, Mahmoud Abbas. Zëvendësministrja izraelite e Jashtme, Sharren Haskel, e cila këtë javë vizitoi kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba, tha për gazetarët se këto bisedime nuk ishin të fokusuar në zhvendosje. Netanyahu, i cili u takua muajin e kaluar me Kumban, tha se Izraeli është në kontakt me disa vende për të gjetur një destinacion për palestinezët që dëshirojnë të largohen nga Gaza.

Poll