BOTA /

Izraeli me urdhër urgjent: Banorët e Gazës të evakuohen menjëherë! Jemi të vendosur të mposhtim Hamasin

Shkruar nga Versus

Izraeli me urdhër urgjent: Banorët e Gazës të evakuohen

Ushtria e Izraelit ka lëshuar një urdhër urgjent për evakuimin e menjëhershëm të të gjithë banorëve dhe personave të pranishëm në qytetin e Gazës dhe të gjithë zonat e tij, duke nisur nga qyteti i vjetër dhe lagjia Tuffah në lindje deri në detin Mesdhe në perëndim.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar në rrjetin X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe deklaroi:

“Ushtria është e vendosur të mposhtë Hamasin dhe do të veprojë në Qytetin e Gazës me vendosmëri të madhe.”

Banorëve u është bërë thirrje të largohen menjëherë duke ndjekur rrugën Al-Rashid drejt zonës humanitare Al-Maëasi në jugperëndim të Rripit të Gazës.

“Për sigurinë tuaj, evakuohuni menjëherë. Qëndrimi në zonë është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” thuhet në paralajmërim.

Kujtojmë se Izraeli u ka dhënë kohë deri më 7 tetor popullsisë civile në Gaza që të largohen nga vendbanimet e tyre duke paralajmëruar nisjen e një pushtimi të plotë tokësor. Por ditën e djeshme, Hamasi kreu një tjetër sulm terrorist në Izrael duke lënë disa të vdekur e të plagosur, gjë që e ka nxitur Izraelin të përshpejtojë përgatitjet për ndërhyrje tokësore. Versus.al

Poll