
Ushtria izraelite ka filluar operacionin ushtarak tokësor në Libanin jugor, ku tashmë parashutistë dhe komando janë përgatitur për përplasje me armë dhe operacione të kufizuara me synim shkatërrimin e plotë të bazave të Hezbollahut.
Më herët, zyrtarë izraelitë thanë se nuk do të ketë pushtim afatgjatë të Libanit duke pretenduar se i gjithë operacioni kishte si synim shkatërrimin e organizatës së Hezbollahut, por nuk dhanë afate kohore.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë më dije se kanë qenë në dijeni të një operacioni të tillë tokësor duke shtuar se Izraeli i ka informuar se qëllimi është Hezbollahu dhe jo pushtimi afatgjatë.
Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje sërish për armëpushim, kur situata në rajonin e Lindjes së Mesme është në kaos total dhe rajoni gjendet në prag të një lufte totale mes Izraelit dhe vendeve arabe. Situata u rëndua më shumë mse vrasjen e Hasan Nasrallah, kreut të Hezbollahut të shtunën nga forcat izraelite. Irani kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB duke paralajmëruar për një luftë totale. Versus.al








