BOTA /

''Izraeli po shkel armëpushimin'', Erdogan thirrje SHBA-ve për ndërhyrje

Erdogan tha se SHBA duhet të sanksionojë Izraelin dhe të ndalojë shitjen e armëve.

Shkruar nga Versus

''Izraeli po shkel armëpushimin'', Erdogan thirrje

Turqia i ka kërkuar SHBA-së të ndërmarrë veprime pasi akuzoi Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Presidenti i vendit, Rexhep Tayip Erdogan, tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet të marrin në konsideratë sanksionet dhe ndalimin e shitjes së armëve për të ushtruar presion mbi Izraelin që t'i përmbahet marrëveshjes.

Bëhet e ditur se Turqia, një anëtare e NATO-s, iu bashkua negociatave të armëpushimit si ndërmjetëse dhe e rriti rolin e saj pas një takimi midis Erdoganit dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar .

"Pala e Hamasit po i përmbahet armëpushimit. Në fakt, ajo po e deklaron hapur angazhimin e saj ndaj kësaj. Ndërkohë, Izraeli po vazhdon ta shkelë armëpushimin", tha Erdogan.

“Bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht SHBA, duhet të bëjë më shumë për të siguruar që Izraeli t’i përmbahet plotësisht armëpushimit dhe marrëveshjes”, shtoi ai. Versus.al

Poll