BOTA /

Kërkohej nga SHBA, arrestohet në Meksikë nipi i “El Chapo-s”

Operacioni është realizuar përmes një koordinimi mes forcave të mbrojtjes dhe prokurorisë meksikane

Shkruar nga Versus

Kërkohej nga SHBA, arrestohet në Meksikë nipi i “El

Arrestohet në Meksikë Isai Martinez, nip i bosit famëkeq të drogës Joachim “El Chapo” Guzman.

Lajmi u  konfirmua nga ministri i Sigurisë, Omar Garacia Harfuch, i cili tha se arrestimi është kryer në shtetin Sonora.

Sipas zyrtarit, operacioni është realizuar përmes një koordinimi mes forcave të mbrojtjes dhe prokurorisë meksikane.

Mbi Martinez, i arrestuar më parë në vitin 2008 në moshën 25-vjeçare, rëndon një urdhër ekstradimi i shpërndarë nga Shtetet e Bashkuara.

Detajet e arrestimit dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij janë ende të paqarta, por vlen të theksohet se në muajt e fundit në Meksikë janë kapur ose eliminuar shumë bosë droge.

Mes tyre spikat vrasja e Nemesio Oseguera Cervantes, lider i kartelit Gjenerata e Re e Shtetit të Jaliskos, si dhe arrestimi i pasuesit të tij.

Poll