
Ish-Ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ka propozuar krijimin e një kapaciteti të përbashkët bërthamor evropian, duke argumentuar se Evropa nuk mund të mbështetet më në sistemin ekzistues të sigurisë.
Në një intervistë me gazetën Tagesspiegel, Fischer tha:
"Garancitë amerikane të sigurisë nuk janë më të besueshme që nga ky moment e tutje. Gjermania padyshim ka përgjegjësi për lidershipin në Evropë, por gjithmonë vetëm së bashku me të tjerët."
Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një bombë bërthamore gjermane, por për një armë bërthamore të përbashkët të vendeve të Bashkimit Evropian, si një masë për të siguruar mbrojtjen e kontinentit në një klimë globale gjithnjë e më të paqëndrueshme.
Fischer tha gjithashtu se nëse do të ishte i ri sot, do të bashkohej me ushtrinë:
"Kohërat kanë ndryshuar. Jemi të kërcënuar. Duhet të mbrojmë veten."
Ai thekson gjithashtu se çarmatimi nuk është më një opsion. Armatimi ushtarak është i domosdoshëm për mbrojtjen e Evropës. Vetëm përmes forcës dhe parandalimit mund të parandalohet një sulm: vetëm në këtë mënyrë mund të ndalet një "fqinj agresiv" nga një sulm i mundshëm.
"Nuk e imagjinova kurrë se do ta thoja ndonjëherë këtë. E gjithë karriera ime politike ka treguar të kundërtën."
Propozimi i Fischer vjen në një kohë debati të intensifikuar mbi autonominë strategjike evropiane dhe të ardhmen e NATO-s, ndërsa tensionet ndërkombëtare rriten. Versus.al

