
Ditën e djeshme Kuvendi i Kosovës dështoi dhe njëherë tjetër për zgjedhjen e presidentit të ri. Ndërkohë sot do të zhvillohet seanca e fundit në orën 10:00 për votimin e kreut të ri të shtetit. Sipas afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, në rast se palët nuk dakordësohen për pasardhësin e Vjosa Osmanit, Kuvendi do të shpërndahet dhe brenda 45 ditësh Kosova do të zhvillojë zgjedhje të reja parlamentare.
Opozita e bojkotoi seancën e djeshme duke e konsideruar ''spektakël politik''. Në sallë ishin të pranishëm 64 deputetë nga 80 që duhej të ishin për votim. Kryeministri Kurti nga ana tjetër akuzoi opozitën se nuk kishte ndërmarrë asnjë iniciativë për zgjidhjen e ngërçit.
Më herët vdy kandidatët fillestarë të Vetëvendosjes për postin e presidentit, Glauk Konjufca dhe Fatime Mulhaxha-Kollçaku, u tërhoqën zyrtarisht nga gara pas 2 raundeve të dështuara. Versus.al

