BOTA /

Kryediplomatja e BE ‘ngre alarmin’ pas takimit të Vuçiç me Putin. A do ndikojë në procesin e integrimit?

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësimin e saj për pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në festimet për Ditën e Fitores në Moskë, duke theksuar se kjo vizitë është vëzhguar me vëmendje nga shtetet anëtare të BE-së.

Shkruar nga Versus

Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç

Kryediplomatja e BE ‘ngre alarmin’ pas takimit të

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësimin e saj për pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në festimet për Ditën e Fitores në Moskë, duke theksuar se kjo vizitë është vëzhguar me vëmendje nga shtetet anëtare të BE-së.

Kryediplomatja e BE ‘ngre alarmin’ pas takimit të
Kryediplomatja e Bashkimit Europian Kaja Kallas

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Polonisë, Radoslaw Sikorski, Kallas u pyet nëse ky veprim mund të ndikojë në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në bllokun evropian. Ajo u shpreh se ndonëse mungesa e pjesëmarrjes së ushtrisë serbe në paradën ushtarake ishte një element lehtësues, vetë prania e Vuçiçit pranë presidentit rus Vladimir Putin mbetet problematike.

“Është një çështje që prek ndërgjegjen e secilit. Të jesh atje, përkrah Putinit, në kohën kur ai është i përfshirë në një luftë të hapur – më e madhja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – është një sinjal i fortë që nuk mund të shpërfillet,” deklaroi Kallas.

Ajo nënvizoi se ky gjest i presidentit serb ka ngritur pikëpyetje serioze në radhët e vendeve anëtare të BE-së, të cilat janë në fazë reflektimi për hapat e ardhshëm në raport me Serbinë. “Ka shumë pyetje për t’u bërë: Kush janë aleatët e tu? Me kë po qëndron në të vërtetë?”, shtoi Kallas, duke lënë të kuptohet se vizita në Moskë mund të rëndojë më tej marrëdhëniet e Beogradit me Brukselin. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: