
Groenlanda dëshiron të vazhdojë një “dialog paqësor” rreth të ardhmes së saj, por me respekt për të drejtën e popullit të saj për vetëvendosje, tha sot kryeministri, një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte arritur një kornizë për një marrëveshje të ardhshme për ishullin Arktik.
“Askush përveç Groenlandës dhe Danimarkës nuk ka të drejtë të bëjë marrëveshje në lidhje me ishullin dhe mbretërinë e Danimarkës”, theksoi Jens-Frederik Nielsen, duke shtuar se nuk e dinte se për çfarë ranë dakord Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos të Zvicrës.
"Sovraniteti dhe integriteti territorial i ishullit është një vijë e kuqe për ne", tha Nielsen në një konferencë për shtyp./Versus.al

