
Sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit ishte "një sukses i pabesueshëm dhe dërrmues që shkatërroi programin bërthamor të Teheranit", tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp në Pentagon.
Ai tha se sulmet ishin "të synuara, të fuqishme dhe të qarta" dhe shtoi se i vetmi objektiv ishte programi bërthamor.
Gjithashtu Hegseth u pyet nga gazetarët nëse ka pasur një moment të veçantë kur Donald Trump vendosi të "tërheqë këmbëzën".
Ai u përgjigj, duke pohuar se Trump ishte “plotësisht i përkushtuar ndaj procesit të paqes” dhe se donte një rezultat të negociuar.
Megjithatë, Hegseth u shpreh se Trump "i dha Iranit çdo mundësi dhe u përball me kundërshtime".
Ai shtoi se nuk kishte "asnjë moment të veçantë për Trumpin, por pati një moment kur ai e kuptoi se kishte ardhur një kohë kur duheshin ndërmarrë veprime për të minimizuar kërcënimin"./Versus.al






