BOTA /

Kurti: Do të përpiqemi ta zgjedhim presidentin për t'i shmangur zgjedhjet

Shkruar nga Versus

Kurti: Do të përpiqemi ta zgjedhim presidentin për t'i

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se situata rreth zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit nuk "është e lehtë", por theksoi se do të përpiqen me dy partitë e tjera të mëdha shqiptare që të shmangin zgjedhjet e reja.

"Në vijim do të intensifikojmë bisedimet në mënyrë që ta kemi një zgjidhje për presdientin për shkak se përgjithsësisht përshtypja është që partitë konsiderojnë se pas katër palë zgjedhjeve - lokale dhe të përgjithshme - që i patëm nuk do të duhej që këtë vit, gjymsën e parë të tij të na i marrin zgjedhjet e reja. Me fjalë të tjera do të përpiqemi maksimalisht që t’i evitojmë zgjedhjet për shkak të moszgjedhjes së presidentit", tha Kurti.

Ai këto deklarata i bëri pas një takimi që zhvilloi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti theksoi se as partia e tij, as LDK-ja dhe as Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë një kandidat të tyre për presidentin. Ai u pyet nëse mbështet Vjosa Osmanin edhe për një mandat në krye të shtetit dhe ai tha se partia e tij nuk ka mbledhur nënshkrime për askënd dhe se do të "ishte e dëmshme" nëse LVV-ja do të dilte me një kandidat, pasi tha se shumica parlamentare ka 66 vota - 14 më pak sa kërkohen për president.

"Ne nuk kemi mbledhur nënshkrime për askëmd për shkak se edhe në rast se i mbledhim nënshkrimet, po e theksoj, ne në rastin më të mirë teorik mund të mbërrijmë te numri 66 që është aq larg numrit 80. Prandaj, kot ne mund të nxjerrim kandidat, ndërkohë që dy subjektetet tjera thanë se nuk i kemi as 30 për nënshkrime sepse 30 është minimumi për propozimi", tha Kurti.

Kurti tha se me votat aktuale që ka partia e tij dhe partnerët nga komunitetet joserbe, mund të mblidhen nënshkrime për dy kandidatë për president. Por, ai insistoi se për zgjedhjen e presidentit nuk duhet të synohet vetëm pragu i 80 votave, por deri në 85, në mënyrë që procesi të mos dështojë nëse ndonjë deputet mungon.

Kurti po ashtu konfirmoi se një natë më parë ishte takuar në Prekaz me Rifat Jasharin, me të cilin tha se bisedoi për zhvillimet politike dhe shumë çështje të tjera. REL

Poll